Shalsi Ruli te jape shpjegime per privatizimin
Eneida Jacaj
Partia Socialiste prej dy ditesh ka denoncuar privatizimin e jashteligjshem ne mjediset e ish-ekspozites Shqiperia Sot perfshire edhe televizionin Top Channel. Deputeti Eduard Shalsi i ka bere thirrje edhe ish-ministrit te Ekonomise Genc Ruli i cili ka qene i perfshire ne procesin e lidhjes se kontrates me individet qe kane marre me qira ambientet te Shqiperia Sot te jape shpjegime per kete situate. Shalsi ka sqaruar se prishja e njeanshme e kontrates ka penalitete financiare.
Deklarata
Ne disponojme fakte se ish-ekspozita Shqiperia Sot eshte futur ne proces privatizimi nga njerez prane kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit te Bujqesise Genc Ruli. Keta njerez me funksione zyrtare ose jo i kane diktuar qeverise shqiptare te gjithe praktiken e ketij privatizimi duke e detyruar te prishe arbitrarisht kontratat me subjektet qe kishin marre ligjerisht me qira mjediset e ish-ekspozites Shqiperia Sot perfshire edhe televizionin Top Channel qe eshte vene ne presionin per te dale jashte pavaresisht se eshte me kontrate te rregullt shumevjecare me shtetin - deklaroi Shalsi.
Kontrata
Deputeti Shalsi i ka vene ne dukje shtetit se nese kontrata prishet vetem nga ky i fundit dhe jo me pelqimin edhe te pales tjeter qe ka marre me qira ambientet ka penalitete financiare. Keshtu sipas Shalsit qeveria nuk e ka marre parasysh kete fakt dhe me sa duket ka marre persiper jo vetem tu beje dem padrejtesisht subjekteve ne fjale por edhe te paguaje me parate e shqiptareve penalitetet qe mund te rrjedhin nga ky arbitraritet korruptiv. Heshtja e ministrit te radhes perballe transparences sone eshte deshperuese per nivelin ku ka rene qeveria e votave te vjedhura qe po vjedh perdite Shqiperine. Edhe me deshperuese jane sulmet me balten e shpifjeve qe Sali Berisha urdheron cdo dite per te shmangur vemendjen e shqiptareve nga transparenca - u shpreh Shalsi duke shtuar Ne nuk i bejme pyetjet sepse nuk dime pergjigjet por sepse u japim kundershtareve te drejten te mbrohen dhe publikut mundesine te gjykoje duke i degjuar te dyja palet. Por me sa duket ky pushtet e ka te pamundur te ballafaqohet me fakte dhe ska cben tjeter vec lojes se felliqur dhjetevjecare te perbaltjes se Bashkise se Tiranes ne emer te lejeve te ndertimit.
Ruli Ambientet te ish-ekspozita Shqiperia Sot do tu kalohen pronareve te vertete
Ish-ministri Vendimi per privatizimin eshte i ligjshem edhe nga ana ligjore
Ligji kerkon shprehimisht dhe detyrimisht qe prona tu kthehet ish-pronareve
Pas akuzave te opozites ish-ministri i Ekonomise Genc Ruli deklaroi dje se vendimi per privatizimin e ish-ekspozites Shqiperia Sot eshte ligjor. Ruli sqaroi per opinionin publik se ceshtja e privatizimit ka qene ne proces gjyqesor dhe ne fund iu konfirmua e drejta Ministrise se Ekonomise qe tia kaloje truallin te ish-ekspozita Shqiperia Sot pronareve te vertete. Ish-ministri Ruli thekoi se ligji kerkon shprehimisht dhe detyrimisht qe prona tu kthehet ish-pronareve ose perparesine qe kane ish-pronaret ne pronat qe ngrihen mbi truallin e tyre qe kane zoteruar.
Privatizimi
Ceshtja e privatizimit ka kaluar disa faza te apelimit ne nivele te ndryshme te shqyrtimit gjyqesor dhe te gjitha vendimet e marra nga gjykatat deri tani kane konfirmuar ligjshmerine e vendimit te marre nga METE - u shpreh Ruli. Sipas tij motivi i vetem per te cilen METE dhe qeveria shqiptare e ndermoren kete vendim ishte ai qe percakton ligji dhe asnje motiv tjeter subjektiv. Persa i perket kontrates te lidhur midis METE-s dhe subjektit Top Cannel Ruli deklaroi se eshte parapare nje nen shume i qarte ku thuhej se ne momentin qe shteti e kthen pronen tek ish-pronaret kontrata nderpritet automatikisht. Qellimi i deklarimit te sotem dje eshte per te sqaruar publikun shqiptar se kjo valange akuzash mbi te ashtuquajturat ceshtje korruptive te koncesioneve te hidrocentraleve apo privatizimin e ekspozites Shqiperia Sot jane ndermarre vetem e vetem per nje qellim. Qellimi i tyre i vetem eshte qe te mund te shmange vemendjen e opinionit publik dhe te organeve te drejtesise nga skandalet korruptive qe po i zbulohen dhe vertetohen cdo dite e me shume zotit Rama apo dhe dikujt tjeter. Ato jane ne vetvete vetem bomba tymuese per te devijuar vullnetin dhe vemendjen e organeve te drejtesise dhe opinionit publik shqiptar. E shitur si nje fushate antikorrupsion ne te vertete fushata e ndermarre kohet e fundit nga zoti Rama eshte fushata me e organizuar dhe me e orkestruar deri me sot pro korrupsionit per sa kohe synon vetem te fshehe provat qe te cojne drejt krimeve qe po zbulohen dhe te fuse opinionin publik dhe organet e drejtesise ne nje rruge qorre - u shpreh Ruli.
Hetimi
Ish-ministri Ruli eshte ndalur edhe te ceshtja per hetimin e koncesioneve nga opozita. Ai rikujtoi se ne vitin 2008 me iniciative te PS-se dhe me kerkese te saj u kerkua ngritja e nje komisioni hetimor parlamentar per koncesionet. Sipas Rulit opozita deshtoi qe ne kontaktin e pare me dokumentet zyrtare pasi asnje nga akuzat e pretenduara nuk qendronte. Ne qofte se zoti Rama dhe PS-ja duan tu vertetojne shqiptareve se qellimi e vullneti i tyre i vetem ne kete fushate qe kane ndermarre eshte zbulimi i se vertetes dhe ligjshmerise ne veprimet e shtetareve e zyrtareve kane vetem nje rruge ne seancen me te pare te Parlamentit me 16 shtator te vijne dhe te kerkojne ringritjen e ketij komisioni investigues dhe te shqyrtojne te gjitha dosjet e koncesioneve qe jane dhene deri sot. Ne te kundert ata duhet tu deshmojne te gjithe shqiptareve se fushata qe kane ndermarre ka per synim vetem mashtrimin e opinionit publik ose ata e dine mire qe akuzat e tyre qesharake rrenohen qe ne zbulimin e pare te dokumentacionit - u shpreh Ruli.
8 Shtator 2010