E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqja: Të protestojmë kundër korrupsionit të qeverisë

Deputeti socialist, Ilir Beqja reagoi sot ndaj dyfishimit të çmimeve dhe procesit të privatizimit të mbi 1 mijë e 280 objekteve shtetërore nga ana e qeverisë, duke nënvizuar se kjo vjen për shkak të aferave korruptive.
 

“Ndërkohë që Sali Berisha kërkon të privatizojë, në mënyrë korruptive 1280 prona publike për përfitimin e tij dhe të oborrit të tij, shqiptarët sot e kanë gjithnjë e më të vështirë të mbyllin muajin. Prandaj ditën e premte, më 18 shkurt, shqiptarët do të protestojnë kundër këtij pushteti të krimbur nga korrupsioni”, theksoi Beqja.

Ai gjithashtu përmendi një sërë produktesh ku është shënuar rritje çmimesh dhe për këtë arsye, ai kërkoi nga shqiptarët që të protestojnë më 18 maj.

“Në 18 shkurt do të protestojnë 120 mijë shqiptarë që i janë shtuar radhës së pafund të të varfërve vetëm në dy vjetët e fundit, në një kohë kur Sali Berisha planifikon vjedhjen më spektakolare të pasurisë së shqiptarëve duke plaçkitur 1280 prona publike”, theksoi Beqja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›