E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pollo: Rama kërkon të rikthejë regjimin e vizave

Ministri i inovacionit Genc Pollo ka akuzuar shefin e opozitës Edi Ramën se po përpiqet të rikthejë regjimin e vizave duke i sulmuar shqiptarëve të drejtën e fundit të fituar, ajo e udhëtimit në zonën Shengen.

Këto akuza ministri Pollo i ka bërë gjatë ceremonisë së 20 vjetorit të themelimit të degës së Partisë Demokratike në Çorovodë të Skraparit.

Duke ju referuar situatës politike në vend Pollo ka theksuar njëkohësisht se Edi Rama do të dështojë në zgjedhjet e 8 majit për pushtetin vendor, ashtu siç dështoi edhe në 21 janar. Ndërkohë që shtoi se qeveria nuk mund të rrëzohet me gurë, shkopinj dhe shishe molotov.
 

Ministri Pollo ritheksoi gjithashtu sfidën e përbashkët të demokratëve në 8 maj duke shprehur kështu sigurinë e tij për një fitore të konsiderueshme në disa prej njësive vendore të rrethit të Skraparit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›