E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqja: Vendi në krizë ekonomike dhe politike

Deputeti Ilir Beqja tha se tashmë kriza ekonomike po thellohet. Ai ka radhitur disa faktor, si rritja e çmimit të energjisë, rritja e çmimit të gazit, si dhe zhvleftësimi i lekut, çka sipas deputetit opozitar tregon se kriza është thelluar. “Në atë tavolinë ishte edhe ministri i shëndetësisë që në tetor 2009, brenda natës, katërfishoi tarifat e shërbimeve shëndetësore. 4 herë më shumë paguajnë për shërbimet shëndetësore 800 mijë shqiptarë të pasiguruar dhe vetëm vegla e Sali Berishës, INSTAT, nuk ka veshë të dëgjojë dhe sy të shikojë”, u shpreh Beqja. Ai shtoi se povarësisht kësaj, tashmë qeveria po tenton të rrisë edhe çmimin e ujit të pijshëm. “Sali Berisha shtrenjtoi bukën, shtrenjtoi dritat, shtrenjtoi gazin, shtrenjtoi spitalet, dhe tani po shtrenjton dhe ujin”, vijoi Beqja. Sipas deputetit të PS-së, sot Shqipëria është zhytur në krizë politike, por edhe në krizë ekonomike. “Krizën politike tashmë e pranojnë edhe partnerët ndërkombëtarë, edhe Këshilli i Europës, ndërkohë që krizën ekonomike e përjetojnë çdo ditë shqiptarët e thjeshtë. Sali Berisha është përgjegjësi i krizave të cilat mund t’i zgjidhë ose duke hapur kutitë, ose duke u larguar”, tha gjithashtu ai.                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›