E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina reagon ashpër ndaj SHBA-së

Ky zhvillim është pjesë e reagimit të Pekinit ndaj planeve të SHBA-së për të miratuar shitjen e armëve në Tajvan me vlerë më shumë se 6 miliard dollarë. Përpara këtij zhvillimi, Kina thirri ambasadorin amerikan në Pekin për t'u ankuar dhe paralajmëroi se kjo mund të kishte efekte serioze negative mbi bashkëpunimin mes vendeve.Zv/ministri i jashtëm i Kinës, e akuzoi SHBA-në për kokëfortësi "në marrjen e vendimit të gabuar." Armët në fjalë janë pjesë e një paketë të premtuar fillimisht nga Shtëpia e Bardhë e presidentit George Bush.Ato përfshijnë sistemin e mbrojtjes raketore Patriot, 60 helikopterë të modelit "Black Hawk", pajisje për komunikacionin për avionët luftarakë të Tajvanit F16. Kina që pretendon sovranitetin mbi Tajvanin po kërkon që kjo marrëveshje të anulohet.Kongresi amerikan ka 30 ditë kohë për ta shqyrtuar këtë kërkesë. Pentagoni ka thënë se armët do të mbështesin sigurinë e Tajvanit dhe do të mbështesin, siç shprehet, "stabilitetin politik, ekuilibrin ushtarak dhe përparimin ekonomik në rajon."Kina ka njoftuar se është duke pezulluar vizitat ushtarake në shenjë proteste. Kina e sheh Tajvanin si një provincë të shkëputur.Javën e kaluar pati një rritje të tensioneve mes Pekinit dhe Uashingtonit kur kompania e internetit Google kërcënoi të dilte nga Kina pas ankesave se ishte sulmuar prej sulmeve pirate.                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›