Topi takim lamtumireme kreun e OSBE-sëRobert Bosch
TIRANE- Presidenti i Republikës Bamir Topi zhvilloi sot një takim lamtumire me Shefin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadorin Robert Bosch, i cili përfundoi mandatin e tij në vendin tonë.
Kreu i shtetit shqiptar pasi e falënderoi Ambasadorin Bosch për kontributin e tij të rëndësishëm personal e institucional, vlerësoi si shumë të frytshëm dhe të vlefshëm rolin dhe ndihmesën e Pranisë së OSBE-së në Shqipëri për konsolidimin e institucioneve demokratike, forcimin e shtetit të së drejtës, si dhe mbrojtjen e respektimin e të drejtave të njeriut.
Nga ana e tij Ambasadori Bosh shprehu vlerësimin për rolin e rëndësishëm të Presidentit Topi si garant i Kushtetutës dhe ligjeve, duke e siguruar Kreun e Shtetit se do të mbetet gjithmonë një mik i Shqipërisë dhe për vazhdimësinë e ofrimit nga OSBE-ja të përvojës dhe ndihmesës së saj në konsolidimin e mëtejshëm të demokracisë dhe institucioneve shqiptare.
(m.a/News24/BalkanWeb)