Berat, 2 vjet në UNESCOasnjë ndërhyrje nëlagjet muzeale
BERAT- Qendra historike e Beratit është zona më e frekuentuar dhe më joshëse për turistët. Cdo vit mijëra turistë vendas e të huaj të tërhequr nga lashtësia vizitojnë lagjet muzeale, ku pas hyrjes në UNESCO vëmendja është përqëndruar totalisht.
Por në këtë zonë mungojnë investimet në lidhje ecurinë e mirëmbajtjes dhe restaurimeve.
Në 3 lagjet muzeale Mangalem, Goricë e Kala janë rreth 490 banesa karakteristike të braktisura të cilat kërkojnë investime të herëpashershme për ti qëndruar kohës. Sipas drejtorit të Monumenteve të Kulturës në Berat për vitin tjetër parashiohen investime deri ne 85 milionë lekë të reja në të gjitha zonat ku ka nevojë për ndërhyrje e riparime, përfshirë këtu kishat, Teqenë e Backës, urën e Velabishti dhe një pjesë të murit të kalasë.
(NEWS24/BalkanWeb)