E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana reagon përVeriun, Pavarësia eKosovës e paprekshme

TIRANE- Tirana Zyrtare po përcjellë me vëmendje zhvillimet në pjesën veriore të banuar me shumicë serb, ku po qarkullon një deklaratë për shpalljen e pavarësisë së komunave serbe.

“Pavarësia e Kosovës është e paprekshme”. është reagimi i qeverisë shqiptare për deklaratën për shpalljen e pavarësisë së komunave serbe që qarkullon në veri të Mitrovicës.

“Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë legjitimoi pavarësinë. Sovraniteti i Kosovës është i pacënueshëm”- nënvizoi ministri i Jashtëm shqiptar Ilir Meta sot në një konferencë për shtyp.

Shefi i diplomacisë shqiptare thotë se “cdo provokim ndaj Kosovës është i kotë dhe bën apel për "izolimin e elementeve ekstremistë.”

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka thënë dje se Qeveria e Kosovës do të reagoj konform sjelljeve të subjekteve serbe në veri, që kanë paralajmëruar hapa aventuresk, siç i ka cilësuar ai paralajmërimet për pavarësinë e veriut.

Ende nuk dihen autorët e deklaratës por sipas kësaj ajo bëhet në emër të ashtuquajturës “Bashkësisë së Komunave të Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë”.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›