E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Berat/ 27-vjeçari shkon i plagosur me armë zjarri në spital, refuzon të tregojë rrethanat e ngjarjes

Një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të diele (30 korrik) në Berat. Sipas Policisë, i riu me inicialet Xh.G., është paraqitur vetë në spital me plagë në këmbë, ndërsa mbeten ende e paqarta rrethanat e plagosjes.

27-vjeçari në momentet e para të marrjes në pyetje, ka refuzuar të japë shpjegime në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›