E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat/ Aksident ne rruge, nje i vdekur

Nje aksident i rende automobilistik me pasoje vdekjen e nje personi dhe plagosjen e nje tjetri ka ndodhur pasditen e djeshme ne qytetin e Beratit. Aksidenti ka ndodhur ne aksin rrugor Berat-Fier ne vendin e quajtur Qafa e Sqepurit, ku automjeti tip Opel Astra me targa te huaja DA 1053KX si pasoje e humbjes se kontrollit nga drejtuesi i mjetit ka dale nga rruga kryesore dhe per pasoje ka gjetur vdekjen e menjehershme drejtuesi i automjetit Resmi Jasini 35 vjec, banues nga Vlora, dhe eshte plagosur rende kunati i tij Leonard Balla banues nga fshati Kutalli i rrethit te Beratit. I plagosuri Balla eshte derguar ne Spitalin Ushtarak per shkak te gjendjes se tij te rende.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›