E Diel, 1 Nëntor 2026

Gramsh/ Tregti druresh pa licence, pranga 47-vjecarit

Tregtonte lis per dru zjarri, nis procedimi penal. Sektori kunder krimit ekonomik dhe financiar ne Drejtorine e Policise se Elbasanit ka filluar procedimin penal per Nazmi Deshani, 47 vjec, me banim ne Gramsh, pasi akuzohet per vepren penale te prerjes se paligjshme te pyjeve. Procedimi ndaj tij filloi pasi ne fshatin Gjyral, u kap nga sherbimet e policise duke drejtuar automjetin tip kamion Saurrel, me targe LU 0571 B, te ngarkuar me lende drusore per zjarr, te llojit lis. Automjeti eshte sekuestruar ne cilesine e proves materiale, kurse hetimet e metejshme po i kryen Prokuroria e Rrethit Elbasan per te zbuluar aktivitetin e plote te te dyshuarit.

F. S


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›