Protesta kunder Bollanos, sot ne Himare
Banoret e Himares pritet qe diten e sotme te zhvillojne protesten e tyre kunder kryebashkiakut, Vasil Bollano, per te kerkuar ndalimin sipas tyre te abuzimin me pronat ne kete zone. Nderkohe qe po sot, Bollano ka mbledhur nje tryeze me eksperte, perfaqesues te pushtetit vendor per te marre nje vendim ne lidhje me rishikimin e ndarjes abuzive te tokane ne kjete zone te bregdetit. Protesta doi te behet perballe zyrave te bashkise se Himares, pikerisht ne momentin kur te startoje dhe tryeza e thirrur nga kryebashkiaku. Grupimi i mbeshtetur dhe nga deputeti i LSI, Neranxi do te organizoje kete tubim kunder bashkiakut te Himares, Vasil Bollano, per shkeljet e kryera me trojet dhe pronat e banoreve qe jane zaptuar pa te drejte. Po ne te kundert, kryebashkiaku kerkon shfuqizimin e ligjit 7501 per token, pasi pretendohet se si minoritare greke u jane mohuar siperfaqet qe gezojne me dokumente. Kjo situate pritet te zgjidhet vetem ditet e ardhshme dhe policia ka marre te gjitha masat qe dhe protesta e sotme te kaloje pa incidente te mundshme.