Ekstradohet per vrasje shqiptari
ROME - Nje 28-vjecar shqiptar eshte ekstraduar nga Holanda ne Itali pasi do te gjykohet per vrasjen e nje bashkekombesi, ngjarje e ndodhur me 6 gusht te 2007. Italia kishte leshuar nje urdher arrest nderkombetar per, Vladimir Ibajn, i cili akuzohet se eshte nje nga 4 autoret e vrasjes me thika te 26-vjecarit Ervis Daci. Ngjarja ndodhi rreth nje vit me pare me 6 gusht, ne rrugen Circondaria ne zonen veriore te Firences ne Itali. Ibaj u ekstradua dje nga Holanda me avion ne aeroportin e Fiumicinos dhe me pas eshte transferuar ne burgun Rebibbia ne Rome. Sipas policise Vladimir Ibaj jetonte ne Roterdam me nje emer fals. Me 2 mars agjentet e policise se Roterdamit ne bashkepunim me Skuadren e karabiniereve te Firences arrestuan 28-vjecarin. Sipas ngjarjes se ndertuar nga karabinieret e repartit operativ te Firences, te koordinuar nga prokurori Luca Turco, vrasja e Ervis Dacit kishte ndodhur per shkak te nje grindjeje mes nje grupi shqiptaresh te cilet merreshin me shfrytezim prostitucioni. Ne shtator te 2007, policia arrestoi per kete vrasje Fabiol Precin 31 vjec, si dhe Donaldo Domi 31 vjec. A. Cena
Ngjarja
Ngjarja ku gjeti vdekjen emigranti Ervis Daci ndodhi ne 2007, ne nje rruge ne periferi te Firences. 4 persona ende te paidentifikuar e kane sulmuar te riun duke e goditur nente here me thika, ne shpatull, gjoks dhe krah. Kalimtaret kane lajmeruar menjehere ambulancen, por ka qene e kote, pasi ai kishte vdekur.