E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat, Bashkia fajësonpushtetin qendror përbllokimin e investimeve

BERAT- 2010-ta është një vit i vështirë financiar. Kështu ka deklaruar kreu i Bashkisë së Beratit, Fadil Nusufi duke ju referuar fondeve për investime, që sipas tij janë pakësuar për shkak të reformës financiare të qeverisë ndaj pushtetit vendor.

Nusufi fajëson pushtetin qëndror si shkaktar të bllokimit të investimeve kryesisht në infrastrukturë. Sipas tij ka ende projekte që kanë mbetur pezull nga moscelja e fondeve.
“Viti 2010 është një vit ekonomiko-financiar i vështirë , jo vetëm për shkak të krizës por edhe për shkak të reformave që kanë penalizuar burimin e të ardhurave vendore.” shpjegon kryetari i Bashkisë.

Nusufi rendit një serë projektesh emergjente , duke konsideruar si më të rëndësishme ato në infrastrukturën rrugore.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›