E Diel, 1 Nëntor 2026

Bullgari, konfiskohen 35 mln paketa cigaresh kontrabandë

Lajmi bëhet i ditur nga zëvendëskryeministri, njëkohësisht ministri bullgar i Financave, Simeon Gjankov, i cili saktësoi se sasia e cigareve, 35 milionë paketa, u gjetën në një anije spanjolle, që lundronte për në Egjipt nëpërmjet Bullgarisë.

"Nga akcizat e papaguara do të humbnim 12 milionë euro nëse këto cigare do të ishin shitur në treg", tha Gjankov duke shtuar se kontrabanda me cigare në tre vitet e fundit është dyfishuar.
Zv/kryeministri saktësoi se aksioni për konfiskimin e cigareve është realizuar në bashkëpunim me vendet e tjera anëtare të BE-së dhe Shërbimin Evropian për Luftën kundër Mashtrimeve Financiare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›