E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbyset qeveria në Korenë e Veriut. Choe Yong, kryeministri i ri

Koreja e Veriut përmbys qeverinë në një seancë të dytë parlamentare, të paprececdent në historionë e dinastisë së vetme komuniste në botë. Diktatori Kim Jong-il mori pjesë në seancën e dytë parlamenmtare bëri të ditur agjencia e lajmeve, KCNA pasi mungonte në të mëparshmen mbajtur me 9 prill. Choe Yong-rim merr postin e kryeministrit, zyrtarit përgjegjës për politikat ekonomike, duke zëvendësuar në këtë detyrë Kim Yong-il.

Media shtetërore gjithashtu bëri të ditur se kunati i dikatorit Chang Song-taek, mori postin e zv/ kreut të Komisionit Kombëtar të Mbrojtjes. Chang shihet dhe si mbështetës i Kim Jong-ut, djalit të vogël të diktatorit që më herët është spekuluar se do ta trashëgojë shumë shpejt pushtetin.

Tre ministra, ai i Industrisë së Lehtë, Ushqimit dhe Kulturës Fizike, u zëvendësuan dhe u emëruan gjithashtu 6 zv/ministra të rinj. Parlamenti me 687-anëtarë zakonisht takohet vetëm një herë në vit. Ndryshimet në kabinet vijnë ndërsa Koreja e Veriut përballet me një monedhë të zhvlerësuar ndjeshëm e marredhënie mjaft të tensionuara me fqinjin jugor.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›