Tiranë, rrëzohetnga kati i tetë ipallatit, 30-vjecarja
TIRANË- Një grua me origjinë nga Saranda, ka humbur jetën në mënyrë aksidentale, duke rënë nga kati i tetë i pallatit ku jetonte. Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 19:40 në Tiranë, pranë postës Nr. 9. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, dhe fillimisht është dyshuar se është vetëhedhur nga pallati.
Kanë qënë dëshmitarët e rastit ata që kanë njoftuar policinë, pasi kanë parë trupin e pajetë të saj. Banorët e lagjes, dëshmitarë të ngjarjes së rëndë, fillimisht kanë deklaruar se nuk e njohin viktimën dhe se ajo nuk banon në këtë lagje.
Por pas hetimeve të para mësohet se gruaja është e moshës 30-vjecare. Ajo ka qënë duke mbledhur rrobat në ballkon në momentin që ka humbur kontrollin, sipas policisë. Hetimet vazhdojnë, ende nuk bëhet publik emri i viktimës.
(m.a/BalkanWeb)