E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Berat Green Half Marathon 2025”, Söylemez regjistron kohën më të mirë sezonale, Dauti triumfon për femra

Qyteti i Beratit oragnizoi ditën e djeshme edicionin e tretë të gjysmë-maratonës, e cila mban emrin e qytetit dhe tashmë po kthehet në një zakon i bukur për atletët profesionistë dhe amator të vendit tonë dhe shteteve fqinje.

Siç dihet garuesit, të cilët ishin rreth 500, kishin mundësi që të konkuronin në dy disiplina të ndryshme. Në garën e gjysmë-maratonës ku distanca është 21.1 km triumfoi atleti i njohur turk Üzeyir Söylemez. 38-vjeçari regjistroi kohën më të mirë sezonale duke kaluar vijën e finishit pas 1:06:10. Në këtë distancë podi i shqiptarëve u plotësua nga Fotion Konomi (1:18:39), i cili i parapriu Mikel Taninit (1:19:03) dhe Zoi Dhimertikës (1:22:56).

Sa i përket garueseve femra Redia Dauti preu e para finishin me kohën 1:22:43.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›