E Hënë, 2 Nëntor 2026

Broja do të “fitojë” Evertonin: Dhimbjet morën fund, shumë shpejt do të vijnë edhe golat

Armando Broja u ka premtuar tifozëve të Evertonit se është “100 për qind i sigurt se ka shumë për të treguar” gjatë pjesës përfundimtare të sezonit 2024/25.

Sulmuesi shqiptar, i huazuar nga Chelsea për sezonin aktual, nuk arriti që të japë maksimumin në pjesën e parë të sezonit tek Everton për shkak të një dëmtimi në këmbë, të pësuar në një përplasje të FA Cup me Peterborough në janar, dëmtim që e pa atë jashtë fushës për 10 ndeshje.

Tani është sërish në formë, 23-vjeçari është shfaqur nga pankina në secilën nga tre ndeshjet e fundit të bluve, si dhe ka bërë dy paraqitje për ekipin e tij kombëtar, – si titullar në fitoren 3-0 ndaj Andorrës.

Duke folur për evertontv, Broja tha: “Ndihem shumë më mirë tani. Jam i lumtur që mund të kthehem në fushë dhe të luaj pa dhimbje. Kjo është gjithçka që kam dashur – të jem pa dhimbje, të shijoj futbollin tim, të luaj para tifozëve dhe të përpiqem të bëj më të mirën për ekipin.

Jam 100 për qind i sigurt, ka shumë për të ardhur nga unë. Ka ende më të mirat për të ardhur nga unë. Ka shumë më tepër që mund të bëj.

Do të ketë momente ku do të vijnë golat, do të vijnë asistimet dhe unë do të luaj shumë më mirë, sigurisht.

Por, siç thashë, gjëja më e rëndësishme për mua është të rikthehem dhe mes tij, të luaj pa dhimbje dhe thjesht të lë çfarëdo lloj lëndimi që kam pasur në të kaluarën dhe të vazhdoj përpara”, ka thënë mes të tjerash Broja.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›