E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Stadiumi i Egnatias, një vlerë e shtuar për futbollin”, Duka: Kampionati i paparashikueshëm

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka folur për emisionin “Supergol” në RTSH në prag të ceremonisë së inaugurimit të stadiumit të Egnatias. Duka ka theksuar se ky stadium është një vlerë e shtuar për të gjithë futbollin shqiptar. Presidenti i FSHF-së ka komentuar edhe garën e këtij sezonit si dhe mundësinë për ndryshimin e formulës së kampionatit.

“Ky stadium është shumë i bukur. Me një kapacitet të mjaftueshëm për këtë klub. Egnatia ka luajtur edhe më herët, por sot do të finalizojmë këtë investim të madh me një ceremoni zyrtare. Ky stadium do ti shërbejë shumë ekipeve, jo vetëm Egnatias dhe mendoj se është një vlerë e shtuar për të gjithë futbollin shqiptar.

Kampionati është shumë interesant, sidomos pjesa e poshtme e tabelës. Mjafton të shikoni rezultatet e skuadrave që ndodhen në zonën e ulët të renditjes. Është i paparashikueshëm, ky kampionat. Formula e kampionatit do ndryshojë? Të mbarojë ky sezon dhe më pas do të mblidhemi me klubet dhe do të diskutojmë”, ka thënë mes të tjerash Duka.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›