E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat Saliaj Motivi i shkarkimit i pavertete

Ish-prokurori i Beratit, Xhemal Saliaj, reagoi pas shkarkimit nga kryeprokurorja Ina Rama.

“Shkarkimi im erdhi pas një debati me kryeprokuroren Rama. Kam depozituar padi ndaj Prokurorisë së Përgjithshme për shkarkim të padrejtë”, theksoi Saliaj.

“Motivi i shkarkimit tim nga detyra është i pavërtetë”, shtoi ish-kryeprokurori i Beratit, i cili u shkarkua me arsyetimin e mosushtrimit të funksioneve drejtuese.

”Këshilli i Prokurorëve nuk më ka dhënë mundësinë për t'u dëgjuar para shkarkimit”, përfundoi Saliaj.

Këshilli i Prokurorisë shqyrtoi të martën kërkesat për disa transferime në kuadër, siç u njoftua nga Prokuroria e Përgjithshme, të një organizimi më të mirë të punës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›