Bumci Projekte konkrete nga romet per 100 vjetorin
Ministri i Kulturës Aldo Bumçi premtoi mbështetje të projekteve që kanë të bëjnë me promovimin e vlerave dhe kulturës rome. Këto deklarata Bumçi i bëri në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Romëve, ku u organizua një takim bashkëpunimi me 11 Shoqatat Rome të Shqipërisë
Ministri Bumçi propozoi përgatitjen e projekteve konkrete nga komuniteti rom, si dhe kërkoi që në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë ky komunitet të përfshihet në aktivitetet që do të zhvillohen nga kjo ministri. Projektet e romëve do të jenë pjesë e kalendarëve artistike.
Ndërsa përfaqësuesja e Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Znj.Blerina Tepelena e vuri theksin në angazhimet e ndërmarra nga Qeveria Shqiptare për integrimin e komunitetit rom. Sipas saj gjatë vitit 2011 janë trajtuar rreth 1320 familje me ndihmë ekonomike, kanë përfituar pagesën e aftësisë së kufizuar 660 persona, gjithashtu rreth 445 persona janë përfitues të shërbimeve të përkujdesit në qendrat publike dhe 217 persona kanë përfituar kurse të formimit profesional falas.