Berat, arrestohen dy persona të shpallur në kërkim për drogë e vjedhje
Policia e Beratit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar "Blic", si rezultat i të cilit janë arrestuar 2 persona të shpallur në kërkim. Kështu është arrestuar shtetasi Gentjan Aliaj, 35 vjeç.
Kapja dhe arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi është shpallur në kërkim për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike" dhe ishte dënuar nga gjykata e Durrësit. Krahas tij është ndaluar edhe shtetasi Landi Manolaj, 20 vjeç, i shpallur në kërkim nga Saranda nën akuzën për vjedhje.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale.