Gjyqi ndaj Priftit po shkon drejt “shuarjes”

Gjatë seancës së sotme, organi i prokurorisë paraqiti të njëjtat prova që u paraqitën edhe ndaj gjyqit të zhvilluar ndaj Ilir Metës.
Midis provave, ishte një laptop dhe një USB, që i përkatësin ish-ministrit Prifti. Ndërkohë, prokuroria ka vendosur që të mos thërrasë asnjë dëshmitarë, e në këtë linjë qenë edhe avokatët, që vendosën të mos thërrasin në seancën 12 dëshmitarët e kërkuar prej tyre, çka do të thotë se procesi po shkon drejt mbylljes.
Gjithashtu, avokatët kërkuan shpalljen e pavlefshme të provave, me argumentin se çështja është e njëjtë si ajo ndaj Metës, i cili u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Lartë në fillim të këtij viti. /Start/
2012-06-04 12:15