E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, plagoset me armë zjarri kryekomunari i Baldushkut

Policia bëri me dije se shtetasi Ilmi Allmuça, 46-vjeç, mbeti i plagosur në vendin e quajtur Mumajes.

Menjëherë u formua grupi hetimor, i cili në vendin e ngjarjes duke administruar provat materiale. I plagosuri ndodhet në Spitalin Ushtarak të Tiranës jashtë rrezikut për jetën. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë po punohet intesivisht në drejtim të zbardhjes së motiveve të kësaj ngjarje, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve. /Start/

                                                                                             2012-06-04 08:17
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›