E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Tiranës i hap rrugë procesit ndaj “21 janarit”

Në seancën e sotme, Gjykata e Shkallës së Parë rrëzoi kërkesën e avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan pavlefshmëri të ekspertizës mjeko-ligjore për viktimat.

Ata pretendojnë ekspertiza është kryer pa një urdhër të mëparshëm nga organet e hetimit. Gjatë seancës, prokurorët lexuan akuzat, ku ish-kreu i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi akuzohet nga prokuroria për vrasje në rrethana cilësuese të më shumë se dy personave.

Një akuzë e tillë është bërë edhe ndaj gardistit, Agim Llupo. Ndërkohë, ish-shoferi i Prendit, Margarit Kume, akuzohet për fshehje të provave që ndihmojnë në zbardhjen e të vërtetës. Inxhinieri i IT-së në kryeministri, Armando Kasaj, gjykohet veç në këtë proces. Dosja hetimore e Prokurorisë u zbardh në fillim të majit të këtij viti, më shumë se një vit që kurse u regjistrua ngjarja. /Start/

                                                                                             2012-06-04 12:50
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›