E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA: U minua e drejta për ndërrimin e qeverisjes

TIRANE- Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar sot raportin për të Drejtat e Njeriut për Shqipërinë. Raporti nënvizon se korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes mbetet problem serioz. Ndërsa duke u ndalur në zhvillimin e zgjedhjeve lokale të 8 majit, DASH thekson se u minua e drejta e qytetarëve për të vendosur lirisht për ndërrimin e qeverisjes vendore, kjo për shkak të polarizimit të klimës politike si pasojë e debateve të ashpra mazhorancë-opozitë. Kjo klime e polarizuar u shoqerua me raste te diskutueshme gjate numerimit te votave, gje qe minoi te drejten e qytetareve per te nderruar qeverisjen.

Tjetër problem madhor mbetet dhuna që ushtrohet nga policia ndaj të shoqëruarve, apo të paraburgosurve dhe personave që vuajnë dënimin në burgje.
Dhuna në familje dhe diskriminimi ndaj grave dhe fëmijëve nënvizohen gjithashtu si probleme madhore të shoqërisë shqiptare edhe gjatë vitit që lam pas, por edhe dsikriminiomi me bazë etnike si dhe ai ndaj personave me orientim të ndryshëm seksual.

DASH kritikon qeverinë se nuk ka marrë masat e duhura ndaj personave që kanë abuzuar me detyrën, ndërsa shumë pushtetarë pikërisht për shkak të imunitetit që gëzojnë kanë qënë të mbrojtur duke mos marrë ndëshkimin që meritojnë nga ligji. Si një rast të vecantë DASH nënvizon faktin se punonjës të policisë kanë mbetur të pandëshkuar në lidhje me dhunën fizike që kanë ushtruar ndaj personave të akuzuar për krime të ndryshme, por që nuk prova për të provuar fajësinë e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›