Berat, bizneset protestojnë për kasat fiskale
Pronarët e pikave të karburanteve në Qarkun e Beratit kanë protestuar përpara degës së Tatim Taksave, pasi janë gjobitur me nga 100 mijë lekësh për mos vendosjen e kasave regjistruese. Rreth 100 pronarë karburantesh të mbledhur nga të gjitha bashkitë e këtij
qarku kanë deklaruar se do të vazhdojnë protestën e tyre duke përshkallëzuar, nëse nuk u hiqet gjoba e vendosur nga ana e kësaj drejtorie. Drejtoria e tatim taksave i ka gjobitur për shkak të kasave të cilat pronarët e pikave të tregtimit të karburanteve thonë që i kanë paguar në muajin janar. Protestuesit shprehen se kanë lidhur kontratat pranë Ministrisë së Financave me firmat që kanë marrë përsipër të vendosin kasat, por nga ana e tyre ende nuk është marrë asnjë masë.
Last Updated on E Premte, 09 Prill 2010 18:46