Kriza, Berlusconi: Greqia duhet ndihmuar

Kryeministri italian Silvio Berlusconi, gjatë vizitës së tij në Paris, ka folur edhe për krizën e rëndë ekonomike që ka përfshirë Greqinë, duke u shprehur në favor të ndihmës.
"E kemi për detyrë t'i japim një mbështetje Greqisë. është edhe në interesin tonë, pasi në rast të kundërt do të ketë pasoja për monedhën e përbashkët", ka deklaruar Berlusconi.
Kriza ekonomike që ka përfshirë Greqinë, për shkak të deficitit të lartë buxhetor, ka shkaktuar një ndarje në vendet e eurozonës, disa prej të cilave janë shprehur pro ndihmës, ndërsa të tjera kundër.