E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, dy të lënduar rëndë në një aksident

 Ngjarja ndodhi në aksin  Poliçan-Berat, në vendin e quajtur Vertop.

Policia e Beratit bëri të ditur se motori me të cilin udhëtonin dy të rinjtë, Domeniko Haxhillari dhe Kaljdi Spahiu, është përplasur nga një automjet me targa të Kuçovës, teksa udhëtonte nga Poliçani drejt qytetit të Beratit. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, një prej të cilave mendohet të jetë shpejtësia.

Dy të rinjtë e lënduar ndodhen në spitalin e qytetit, ku mësohet se pasagjeri që udhëtonte në motorin e drejtuar nga 18 vjeçari Haxhillari,  ndodhet në gjendje kritike për jetën. Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit që përplasi dy të rinjtë, Ardian Agalliu./S.Ll/Start/

                                                                                             2011-08-18 15:29
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›