E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat, emigrantët ankohen tek prefekti për pasaportat biometrike

Vazhdojnë dyndjet në pikën e vetme të shpërndarjes së pasaportave biometrike në Qarkun e Beratit. Çdo ditë mbi 200 persona, kryesisht emigrantë të ardhur pranë familjeve për festat e fund vitit qëndrojë me radhë për orë e orë të tëra për të tërhequr pasaportat e reja, ndërsa çdo ditë gjejnë jo vetëm pengesa në radhë por edhe në pritjen e punonjëses të kësaj zyre. Por, pranë Drejtorisë së Policisë Qarkut të Beratit është në shërbim vetëm një operatorë shpërndarjeje,

çka e vështirëson punën duke krijuar radhë të gjata. Një grup emigrantësh mesditën e sotme kanë kërkuar të takohen me prefektin e qarkut Kostandin Lefta, pasi nuk kanë arritur të tërheqin dokumentet e tyre edhe pse sipas tyre kanë më shumë se 10 ditë në radhë në pritje për të tërhequr dokumenti kombëtar. Mbi 100 emigrant të përfaqësuar nga 20 prej tyre nga qyteti dhe rrethinat e Beratit i kanë kërkuar prefektit Lefta që të ushtrojë kompetencat e tij për të shtuar një tjetër operatorë në zyrën e vetme të shpërndarjes së pasaportave për të gjithë qarkun. Emigrantët janë shprehur tepër të irrituar dhe të pa kënaqur jo vetëm për pritjen në radhët e gjata por edhe në mungesën e komunikimit me punonjësen e kësaj zyre shpërndarje. Nga ana tjetër emigrantët janë shprehur se vonesat në marrjen këtij dokumenti (pasaportës), jo vetëm u rrezikohen vendet e tyre të punës nëse nuk mërin në kohë dokumentin e ri, por ata nuk kalojnë dot në pikat e kalimit për në shtetin nga dhe kanë ardhur për të kaluar festat parën familjeve të tyre në atdhe. Gjithsesi emigrantët pas takimit me prefektin Lefta janë kthyer sërish në radhë në pritje për të marr pasaportën e aplikuar brenda afateve ligjore. Vlen të përmendet se në radhë për të marrë pasaportën ka pasur dhe shumë fëmijë të emigrantëve që njëkohësisht edhe atyre u kalojnë ditët e mësimit në shteti ku dhe janë akomoduar me familjet e tyre.   A. Gorica

Last Updated on E Premte, 08 Janar 2010 21:19

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›