E Diel, 1 Nëntor 2026

ISHP nis monitorimin e ujit të pijshëm në zonat e përmbytura

Katastrofa natyrore që ka prekur zonat verilindore të vendit përveç dëmeve ekonomike mund të sjellë pasoja dhe për shëndetin e banorëve. Një prej tyre është epidemia që mund të vijë nga ndotja e ujit të pijshëm si pasojë e përmbytjeve të tokave. Për këtë arsye, dy grupe specialistësh të lartë të shëndetit publik nga Instituti i Shëndetit Publik janë nisur sot drejt zonave të Lezhës e Shkodrës. Drejtori i ISHP-së, Alban Ylli, ka bërë më dije se grupi i specialistëve i

nisur drejt Lezhës do të monitorojë për tre ditë me radhë situatën e ujit të pijshëm në këtë zonë, ndërsa drejt Shkodrës grupi i drejtuar nga Dritan Ulqinaku do të vëzhgojë nga afër situatën epidemiologjike në zonë, për të shmangur në kohë një katastrofë të dytë që mund të vijë si pasojë e shpërthimeve epidemike. Ylli tha se të dy grupet do të kontaktojnë me specialistët e shëndetit publik të zonave për të shkelur terrenin e parë nga afër situatën e krijuar nga përmbytjet e mëdha të këtyre ditëve.Ndotja e ujit të pijshëm është ajo çfarë na shqetëson më shumë pasi nga përvojat e kaluara dimë se në raste të tilla përmbytjesh, ujërat e zeza bashkohen me ato të bardha dhe krijojnë vatra infeksioni. Deri tani skemi asnjë të dhënë se mund të ketë shpërthime epidemike të krijuara por ne kemi udhëzuar specialistët tanë të marrin mostra të ujit për ti analizuar ato në laboratorin tonë në ISHP, ka pohuar Ylli.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›