E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, gjenden 24 arka me municion

Rreth 24 arka me municion dhe fishekë janë gjetur të groposura në shtëpinë e Dashnor Rolit, në lagjen Uznovë të qytetit të Beratit. Policia ka nxjerrë sot municionet, të cilat ishin groposur prej kohësh në oborrin e shtëpisë së Rolit.

Sipas policisë municioni u zbulua pas denoncimit të gruas së tij, Pëllumbesha Gosturani. Ajo dhunohej nga bashkëshorti dhe pasi ka shkuar në polici për këtë denoncim ajo ka treguar edhe municionin e fshehur në oborrin e shtëpisë së tyre.

Policia e cila shkoi në vendngjarje ka arrestuar Dashnor Rolin, mbi të cilin rëndojnë dy akuza, ajo e mbajtjes së municionit pa leje si dhe e përdorimit të dhunës ndaj bashkëshortes së tij.

Roli është baba i 4 fëmijëve, më i madhi 7 vjeç dhe më i vogli 9 muaj.

/O.Zh./ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›