E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjidhet mosmarrëveshja e kompetencës mes Sollakut dhe Gjykatës Kushtetuese

Zgjidhet mosmarrëveshja e kompetencës mes ish- kryeprokurorit te përgjithshëm Theodhori Sollaku dhe kuvendit të Shqipërisë. Gjykata Kushtetuese shqyrtoi në dy gjykime të veçanta, dy kërkesa të paraqitura nga ish-Prokuror i Përgjithshëm  Theodhori Sollaku, dhe vendosi  se Kuvendi i Shqipërisë nuk ka kompetencë të kontrollojë dhe të vlerësojë vendimet e prokurorëve në çështjet konkrete për mosfillimin e procedimit penal, për pezullimin e hetimeve, për pushimin e çështjeve penale, për marrjen e masave të sigurimit, si dhe të vendimeve e veprimeve të tjera të prokurorëve që lidhen me ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e akuzës në gjyq”. Ndërkaq ne kërkesen e dyte te paraqitur nga Theodhori Sollaku me objekt shfuqizimin e Dekretit të Presidentit të Republikës si dhe të Vendimit të Kuvendit të Shqipërisë, që bëjnë fjalë për shkarkimin e tij nga detyra e Prokurorit të Përgjithshëm, Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë si të pabazuar kërkesën e paraqitur nga Sollaku me arsyetimin, se dy aktet e mësipërme,  në këndvështrimin kushtetues, nuk përmbajnë shkelje të të drejtave kushtetuese për një proces të rregullt ligjor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›