E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat, humb fëmija 11-vjeçar

Një fëmijë nga Berati ka humbur që prej ditës së djeshme, duke vënë në alarm familjarët.
Fillimisht familjarët kanë zhvilluar vetë kërkime dhe më pas kanë lajmëruar policinë.

Gjergj Kalemasi nga fshati Poshnje, i Beratit, dyshohet se është mbytur në lumin Seman, tek vendi i quajtur ura e Kuçit.

Kërkimet po vijojnë në rrjedhjen e këtij lumi, pasi ka dyshime të forta se ai mund të jetë mbytur në këtë lumë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›