E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abuzimet, Dollapi padit 20 subjekte private

Abuzimet me faturat e ujit të pijshëm dhe ndërhyrjet në rrjet kanë bërë që 20 subjekte private të paditen sot nga ndërmarrja e ujësjellësit të Tiranës. Drejtori i Ujësjellësit të Tiranës Sait Dollapi ka dorëzuar sot padinë në Prokurori në ngarkim të këtyre subjekteve. Në një prononcim për mediat pas depozitimit të padisë drejtori i ujësjellësit të Tiranës Sait Dollapi ka theksuar se sot janë bërë kallëzime penale për 20 subjekte private kryesisht lavazhe dhe po përgatitet kallëzim penal edhe për 30 subjekte të tjera.
Gjithashtu Dollapi theksoi se janë pushuar nga puna edhe 6 faturues të ndërmarrjes së ujësjellësit për shkak të mbifaturimit që u kanë bërë qytetarëve. Sipas tij do të shqyrtohen sërish ankesat e qytetarëve për mbifaturim dhe në rastet kur do të kontatohen shkelje do të dëmshpërblehen të gjithë qytetarët të cilët janë mbifaturuar. Ndërkohë Dollapi kërkoi një bashkëpunim më të mirë me prokurorinë dhe gjykatën për hetim të personave përgjegjës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›