Berat, kapen 25 kg mariuanë, 5 në pranga
Policia e Qarkut të Beratit ka përfunduar në orët e para të mëngjesit të sotëm operacionin anti drogë të koduar " Drenovica" aksion gjatë të cilit është bllokuar 25 kilogram mariuanë dhe kanë rënë në pranga pesë persona.
Burime të policisë së këtij qarku bëjnë me dije se mëngjesin e sotëm në rreth rrotullimin e Poshnjes në aksin rrugor Berat- Lushnje është bërë i mundur ndalimi i pesë personave Agron Daja, 42 vjeç, Vladimir Daja, 34 vjeç, Mehmet Vrapi, 43 vjeç, Lulzim Vrapi, 38 vjeç si dhe Kadri Kallmi, 27 vjeç.
Të pesë këta persona banorë të fshatave të rrethit të Beratit kanë qënë duke udhëtuar me një mjet tip benz me targa të Kuçovës 19 68 B, nga Berati drejt Fierit ku në mjet ka qënë sasia e drogës prej 25 kilogram mariuanë.
Sipas policisë këta persona akuzohen se në bashkëpunim me njëri- tjetrin prodhonim dhe shisnin lëndë narkotike, ndërkohë që gjatë kontrollit të bërë në banesën e të arrestuarve policia zbuloi dhe një granatë dore dhe dhjetë fishekë automatiku.
Këta persona kanë qënë prej kohësh nën hetimin e policisë, ndërkohë që po hetohen nga prokuroria për disa veprimtari të tjera.