E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim në Ankara, 30 të plagosur

Nga një shpërthim në një objekt industrial në Ankara të Turqisë, janë plagosur të paktën 30 persona.

Arsyeja e këtij shpërthimi nuk është bërë ende i ditur por mendohet se kjo ndodhi për shkak të rrjedhjes së gazit.

Raportohet se afro 50 punëtorë ishin në fabrikë, që prodhon gjeneratorë, kur ndodhi shpërthimi.

Dy katet e ndërtesës u shkatërruan, ndërsa ka shqetësime se disa njerëz janë të bllokuar në gërmadha.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›