SHBA: Të nisë menjëherë tranzicioni në Egjipt

Qeveria amerikane ka dënuar dhunën në Egjipt dhe ka kërkuar fillimin e menjëhershëm të trazicionit të autoritetit.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, gjithashtu tha se “tranzicioni kuptimplotë duhet të përfshijë zërat opozitarë dhe partitë e involvuara”.
“Koha për tranzicion ka ardhur dhe kjo kohë është tani. Populli i Egjiptit nevojitet të shohë ndryshim. Ne e dimë se tranzicioni kuptimplotë duhet të përfshijë zërat opozitarë dhe partitë, që janë të involvuara në proces, ndërsa ne po lëvizim drejt zgjedhjeve të lira dhe korrekte”, tha Robert Gibs.