E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat, kërkoi ryshfet 800 mijë lekëarrestohet oficeri i policisë gjyqësore

BERAT- Një oficer i policisë gjyqësore në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Berat, është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Njësinë e Taskforcës në Prokurorinë e Rrethit Tiranë.

Punonjësi i policisë gjyqësore, Enton Softa, 36 vjeç nga Kuçova, akuzohet për korrupsion pasiv, pasi i ka kërkuar 800 mijë lekë një shtetasi për të ndikuar në ndryshimin e masës së arrestit. I arrestuari nga Berati ndërkaq akuzohej për "vrasje të mbetur në tentative".

Sipas hetimeve të kryera deri më tani nga Prokuroria e Tiranës rezulton se personi “nën hetim Enton Softa ka konsumuar veprën penale ‘Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i dytë i K.P. Ky person, në periudhën mars-prill 2013, në qytetet Berat dhe Tiranë, i ka premtuar kallëzuesit Agim Ago se do të ushtronte ndikim tek prokurori Ermir Beta, me funksion pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, me qëllim zëvendësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin Lavdërim Ago, i cili është djali i kallëzuesit. Në këmbim personi nën hetim Enton Softa, ka kërkuar shumën 800.000 (tetëqind mijë) lekë nga shtetasi Agim Ago, për t’ia dhënë Prokurorit”.

Gjatë një deklarate për mediat, Policia e Shtetit theksoi se vijojnë hetimet për këtë rast, si dhe të për identifikuar personat e tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›