PD, Bogdani: Kokëdhima arkitekti i taksës progresive, vetë nuk i paguan
TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani nëpërmjet një deklarate për mediat ka akuzuar sot kandidatin për deputet të PS-së në Qarkun e Vlorës Koco Kokëdhimën se gjatë 11 viteve kur Rama drejtonte bashkinë, ky i fundit nuk ka paguar asnjë taksë.
Sipas Bogdanit, Kokëdhima është edhe arkitekti i taksës progresive.
“Qytetarët shqiptarë në fund e kuptuan se kush është arkitekti i filozofisë së rritjes së taksave dhe partizani fanatik i taksës progresive të Edi Ramës. Ai quhet Koco Kokëdhima, de facto kryetari i Partisë Socialiste, një antiperëndimor dhe ekstremist i majtë. Deputeti më i ri në Qarkun e Vlorës, biznesmeni Koco Kokëdhima e coi Edi Ramën drejt taksës progresive, paradoksalisht ai është i vetmi biznesmen në botë që lumturohet nga rritja e taksave, sepse ai nuk i ka paguar ndonjëherë ato dhe aq më pak ka ndërmend t’i paguajë në nën regjimin e Ramës nëse i jepet shansi”, tha Bogdani.
Deputeti i PD-së shtoi më tej se, “Kur Edi Rama ishte kryetar bashkie për 20 vite me radhë kandidati i PS-së për deputet në Vlorë, Koco Kokëdhima operonte në Tiranë me 14 kompani duke bërë evazion fiskal. Gjatë kësaj periudhe Rama i ka falur Kokëdhimës rreth 1,2 milion dollarë, duke mos i marrë taksat. Kjo është arsyeja që Kokëdhima kërkon rritjen e taksave për gjithë bizneset e tjera. Këtë herë ai e ka menduar më hollë, nuk do të rrijë me thesin hapur në paradhomën e zotit Rama, sic bëri 11 vite në Bashki, por do detyrojë me ligj të gjithë biznesmenët e tjerë shqiptarë të mbushin thesin e tij të hapur, me dëshirë, pa zhurmë. Kjo është politika e Edi Ramës për taksat, ai kërkon të rrisë taksat për të mos ia mbledhur kurrë ato Koco Kokëdhimës”, theksoi më tej Bogdani.
(m.a/BalkanWeb)