David Moyes, trajneri që do të ulet në vendin e Fergusonit
ANGLI- Ka ardhur menjëherë rokada pas tërheqjes së Fergusonit nga Mançester Junajtid, tërheqje që bëri bujë në të gjithë botën e futbollit dhe jo vetëm. Pasardhësin e tij Aleks Ferguson e ka zgjedhur vetë. Ai do të jetë David Moyes, që do të zëvendësojë legjendën e suksesshme britanike. Pak a shumë ishte diçka që pritej, megjithatë, lajmi tashmë është zyrtar. Moyes mori miratimin e klubit të Evertonit për të vijuar në Mançester, pasi ishte nën kontratë me Evertonin. Dy javë më parë Moyes festoi 50-vjetorin, por ajo që bie në sy është se edhe Moyes është skocez, ashtu si Ferguson. Flitet për një kontratë 6-vjeçare për të drejtuar “djajtë e kuq”.
Moyes ka luajtur me Sëlltik dhe e ka mbyllur karrierën te Prestoni, ku për një sezon luajti së bashku me David Bekam. Në vitin 2002 Moyes mori drejtimin e një klubi të famshëm si Evertoni, pikërisht pas shkarkimit të Smith. Evertoni është klubi anglez me më shumë pjesëmarrje në kategorinë e parë, madje arriti ta çojë këtë skuadër në turin e tretë paraeliminator të Champions Ligës në vitin 2005, ku u eliminua nga Vilareali. Moyes është shpallur tri herë trajneri më i mirë i vitit në Angli, në vitet 2002-03, 2004-05 e 2008-09. Ishte pikërisht ky trajner që hodhi në fushë Runin kur ishte vetëm 16 vjeç.
Përgjegjësia e Moyes është e madhe, të drejtosh një ekip si Mançester Junajtid duhet të punosh tashmë nën hijen e Fergusonit. Së pari, Moyes duhet të mbajë Runin në ekip, për të folur pastaj për ndonjë blerje të mundshme, pse jo, edhe të Kristiano Ronaldos. Të gjithë tashmë presin epokën e trajnerit të ri të Junajtid.
(m.a/Eduard Ilnica/BalkanWeb)