E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, konflikt i armatosur mes dy grupesh

BERAT – Gjatë orëve të vona të mbrëmjes rrugët e Beratit janë kthyer në një fushë beteje. Dy grupe të armatosur kanë shkëmbyer breshëri kallashnikovi në lagjen Dëshmorët e Kombit.

Nga konflikti kanë mbetur të plagosur 5 persona. Dy vëllezër Andi dhe Leli Valva, 30 dhe 25 vjec, gjenden në gjendje të rëndë në spitalin e Beratit. Dy personat e tjerë, 35 vjecari Fatos Cobo dhe 25 vjecari Ardit Hasani, janë plagosur lehtë.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i plagosur lehtë edhe një kalimtar, të cilit për momentin nuk i dihet identiteti.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe është duke hetuar për shkaqet e konfliktit.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›