E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma Zgjedhore, seancë në Komisionin e Venecias: Ja përmirësimet që duhen bërë në Kodin Zgjedhor

13-10-2011 / Gazeta 55

Komisioni i Venecias do të diskutojë sot për problemet e çështjeve zgjedhore në Shqipëri, në funksion të përgatitjes së një opinioni për përmirësimet që duhen bërë në kodin zgjedhor. Këshilli për Zgjedhje Demokratike, një strukturë brenda komisionit, do të informohet gjatë ditës së sotme për punën e bërë deri më tani lidhur me këtë çështje. “Pas zgjedhjeve lokale të 8 majit dhe në veçanti në lidhje me polemikat për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës Thjoborn Jagland kërkoi një opinion mbi të cilat duhet të bëhen përmirësime të legjislacionit zgjedhor Shqipëri”- thuhet në njoftimin zyrtar të shpërndarë nga Komisioni i Venecias. Një opinion i përbashkët me OSBE/ODIHR-it do të përgatitet për komisionin në seancën e muajit dhjetor, ndërsa Sekretariati do të informojë Këshillin mbi përparimin për këtë çështje. Ndërkohë një delegacion i Komisionit të Venecias do të vizitojë Tiranën nga data 24 deri në datën 25 tetor për t’u informuar në lidhje me përgatitjet që po bëjnë autoritetet shqiptare në lidhje me reformën zgjedhore. Partia Demokratike ka hedhur hapin e parë drejt bashkëpunimit me opozitën, duke e ftuar këtë të fundit të përgatisë amendamentet përkatëse mbi hartimin e ligjit të ri elektoral si dhe t’i prezantojë ato në komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore që pritet të mandatohet nga Kuvendi i Shqipërisë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›