E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat lagjia 30 vjetori rrezikon koleren

Banorët e lagjes “30-vjetori” të qytetit të Beratit apelojnë për ndihmë nga organet kompetente. Kjo lagje e cila ndodhet në qytetin e Beratit vuan që prej kohësh hedhjen e mbeturinave dhe mbetjeve urbane në këtë zonë.

Banorët pohojnë se kanë më shume se 10-vjet që hedhin mbeturinat dhe mbetjet inerte, por nga ana e bashkisë Berat nuk është marrë asnjë masë për heqjen dhe ndalimin e tyre në këtë zonë. Ata thonë se jemi afër një epidemie si kolera apo ndonjë epidemi tjetër sepse në këtë lagje hidhen dhe kuaj, qen, mace të ngordhurr.

“Kërkojmë ndihmë nga shteti për të vepruar sepse nga pushteti lokal nuk është marrë asnjë masë për parandalimin e hedhjeve të mbeturinave dhe pastrimin e kësaj lagjeje”, shprehen banorët.

Nuk dihet ende cila do të jetë qasja e autoriteteve të pushtetit vendor ndaj këtyre banorëve të cilët me rritjen e temperaturave janë disa herë të rrezikuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›