E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne Kalimash 1 i vdekur 2 te plagosur

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në aksin automobilistik Kukës- Kalimash.

Burime nga policia e Kukësit thonë se si pasojë e daljes së një autmjeti nga rruga dhe rrezimit të tij në greminë, një persona ka vdekur në vend dhe dy të tjerë janë plagosur rendë.

Personi që ka humbur jeten quhet Kujtim Neci, 35 vjec, ndresa të plagosur janë Indrit hoxha 22 vjec dhe besnik Hila 42 vjec.

Automjeti me targa gjermane La 245 C ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Kukësit kur ka devijuar nga rruga dhe është përmbysur në greminë.

Në vendngjarje forca të policisë po merren shkaqet qe cuan në këtë ngjarje të rëndë aksidentale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›