E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder nuk zhvillohen zgjedhjet ne komunen Shllak

SHKODR- Ka perfunduar procesi zgjedhor ne qarkun e Shkodres ku nga 33 njesi te qeverisjes vendore ai eshte zhvilluar me normalitet ne 32 prej tyre. Ne komunen malore te Shllakut ky proces nuk ka filluar dhe materialet jane kthyer ne KQZ. Shkak per mos zhvillimin e zgjedhjeve ne gjashte qendrat e votimit te komunes Shllak sipas Komisionit qendror te zgjedhjeve eshte bere fakti qe nuk jane paraqitur komisioneret e opozites.

Shekulli ka kontaktuar dje me komisioneret e opozites dhe i ka pyetur perse nuk jane paraqitur ne qendren e votimit. Ata pohuan se nuk kane pranuar te hyjne pasi jane shprehur se kandidati demokrat ka grumbulluar karta identiteti te personave te cilet nuk jetojne ne kete zone dhe ua jep ato personave qe do ai perkundrejt edhe shumave te parave ne menyre qe te votojne per te.

Pasditen e djeshme jane shfaqur parregullsi ne drejtim te bazes materiale ne qendren e votimit nr.216 ne fshatin Berdice e Mesme ku ndonese me vonese eshte konstatuar mungesa e 500 fleteve te votimit nga 827 votues qe ka kjo qender. Sipas komisionereve vonesa e konstatimit ka ndodhur pasi eshte menduar se blloqet e fleteve te votimit kishin nga 200 flete por ne te vertete ato kishin nga 100.


Kjo ka sjelle nderprerje te procesit deri sa ka nderhyre KZAZ 41 e cila ka sjelle fletet e tjera. Sipas KZAZ-se 41 fletet ishin vendosur gabimisht me materialet e nje qendre tjeter.

Gjithashtu ne ora 13.00 te dites se djeshme ne Qendrat e Votimit 0135 dhe 0142 ne fshatin Koman te Komunes Temal rrethi Shkoder komisioni i ketyre dy qendrave ka marre vendim per te kerkuar nderhyrjen e policise ne vendosjen e rregullit pasi ka pasur shume votues brenda ne qendrat e votimit. Policia ka nderhyre dhe procesi eshte zhvilluar normalisht.

Bllokohet votimi ne Kuc

Bllokohet votimi ne qendren nr.345 ne fshatin Kuc ku ne mengjes u rrah nje nga komisioneret socialiste. Shkak per bllokimin eshte largimi i te majteve nga qendra e votimit ku kryetari i perket PS-se. Procesi eshte bllokuar qe ne oren 1030 nderkohe qe rreth 100 votues jane kthyer mbrapsht. Pritet qe per rastin ne fjale te merret nje vendim. Gjithashtu raportohet se ne Juban kane qene komisioneret e PD-se qe kane bllokuar procesin pasi kane pretenduar se po behen votime kolektive.

Juban vonesa ne procesin e votimit

Ne fshatin Juban te Shkodres eshte bllokuar procesi pasi ka pasur votime ne grup dhe kjo sjelle reagime. Mbi 100 persona kane pritur mbi nje ore jashte rrethimit te qendres shendetesore ku ndodhet QV nr 341 per te votuar dhe te revoltuar jane shprehur se kjo qe po ndodh eshte e padrejte. shte turp qe nuk lihemi te votojme. Sajohen konflikte e gjithfare gjerash dhe njerezit presin e nuk votojne dot- jane shprehur banoret. Ne ambientet e jashtme te kesaj qendre votimi ka pasur dhe nje incident mes nje militanti dhe nje grupi xhirimi i cili po kryente punen e tij jashte qendres se mbyllur ne oborrin e saj. Nje militant ka tentuar te godase dhe thyeje kameren dhe aparatin fotografik.

Puke zgjedhje te qeta

Ne qytetin e Pukes procesi i votimit ka nisur qe ne oren 700 dhe ka vijuar normalisht. Situata eshte paraqitur e qete dhe nuk ka pasur incidente neper qendrat e votimit. Gjithashtu eshte vene re nje pjesemarrje e larte e votuesve.


Kundershtoi manipulimet me voten rrihet komisioneri

Nje komisioner i Partise Socialiste ne rrethin e Shkodres eshte dhunuar mengjesin e djeshem ne fshatin Kuc te komunes Gur i Zi. Bahri Meti eshte rrahur keq dhe ka perfunduar ne spitalin e Shkodres. Gazetarja Anila Dushi raporton se ai po merr mjekim ne spital ndersa i pyetur per ngjarjen u shpreh se shkak per konfliktin ka qene pasi ai ka kundershtuar votimin e disa personave me te njejten karte identiteti.


Komisioneri Bahri Meti eshte derguar ne spital i gjakosur dhe sipas tij problemi ka nisur brenda qendres se votimit ku Meti ka konstatuar parregullsi ne proces pasi votonte nje person me kater karta. Kam dale jashte te konsultohem me kryetarin e PS se si duhet vepruar dhe aty me ka goditur vellai i nenkryetarit te qendres se votimit qe i perket PD dhe disa persona te tjere. Kane qene rreth tete persona qe me kane goditur- tha dje komisionari i dhunuar. Kandidati i opozites Martin Lazri eshte shprehur se ka lajmeruar policine por ajo ka shkuar shume vone.


Ndersa kryetari i komisionit te qendres se votimit ne kete fshat Shan Marku perfaqesues i PS si dhe nenkryetari Zamir Fusha perfaqesues i PD kane deklaruar se brenda ne qendren e votimit nuk ka pasur asnje incident ndersa per jashte nuk kishin dijeni. Bahri Meti eshte paraqitur ne shtate te mengjesit dhe ka filluar procesi. Pastaj ka dale per pune te tijat dhe nuk eshte kthyer.


Ne kemi vazhduar pasi mungesa e nje anetari ne komisionin e qendres se votimit nuk e pengonte procesin shprehet Marku. Lidhur me kete incident drejtoria e policise se Shkodres ka pohuar se Meti eshte qelluar nga nenkryetari i komisionit te votimit Zamir Fusha. I demtuari ka marre demtime te lehta ne fytyre dhe trup dhe pasi ka marre ndihmen e duhur mjekesore ne Spitalin Rajonal Shkoder eshte paraqitur ne ambientet e Komisariatit te Policise Shkoder per te bere kallezim ne lidhje me ngjarjen e ndodhur- tha policia.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›