Berat, nxenesit, mesim ne nje stalle

Alarmi ka kohe qe eshte dhene nga mesuesit dhe drejtori i shkolles, por pavaresisht se ishte premtuar rikonstruksioni i godines ne fillim te vitit shkollor, ende nuk eshte bere asgje. Inspektoret e Drejtorise Arsimore e kane vleresuar godinen si te papershtatshme per zhvillimin normal te procesit mesimor.
Gjate inspektimit ka rezultuar se muret e shkolles kane shume lageshtire, mungojne xhamat e dritareve dhe dyert, si dhe tavani rrezikon te shembet. Ne keto kushte, inspektoret kane ndaluar kategorikisht te vazhdohet mesimi ne ambientet e kesaj shkolle, ku ne fillim te ketij viti jane regjistruar 600 nxenes.
Qe prej fillimit te kesaj jave, mesimi eshte zhvilluar ne nje objekt te marre me qira, qe eshte e nje ish-stalle e nje fermeri. Ajo eshte ndare ne klasa te improvizuara me perde, ku zhvillojne mesimin 215 nxenesit e arsimit 9-vjeçar dhe 50 femijet e arsimit parashkollor, pjesa tjeter e nxenesve ka braktisur mesimin.