Sarandë, studentët në protestë kontestojnë notat
Nga 166 studentë të menaxhim-biznesit të vitit të parë të filialit universitar të Sarandës 145 prej tyre, rezultojnë ngelës në provimet e fundit.
SARANDË - Studentët e vitit të parë të filialit universitar të Sarandës, kundërshtojnë rezultatet e provimeve dhe konfirmojnë bojkotimin e auditorëve për ditën e enjte. "Nuk ka mundësi të rezultojnë ngelës 95% e studentëve. Pedagogët duan të vendosin 'gogolin' e notës", - pohohet në komunikatën e publikuar dje nga një përfaqësi e studentëve. Mësohet se nga 166 studentë të menaxhim-biznesit, në provimet e fundit, 145 prej tyre, ose 95 për qind rezultojnë ngelës. "Dita e enjte e 26 marsit nuk do të nisë me marrjen e leksioneve në auditore, por do të na gjejë të gjithëve në protestë, për t'u dhënë mesazhin pedagogëve se nuk mund të vendosin `gogolin´ e notës ndaj nesh, por duhet të japin vlerësime mbi përgatitjen reale", - pohuan studentët.
(GSH/BalkanWeb)