Tirane, taksimetri, 250 lekë për 2 kilometra
Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak do të përcaktohen tarifat e reja për shërbimin taksi. Tarifa më të larta në fundjavë e për ditë festash.
TIRANE- Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në datë 30 mars, në pikat e rendit të ditës është edhe projektvendimi "Për caktimin e çmimeve dhe tarifave në shërbimin taksi të qytetit të Tiranës".
Me tarifat e reja të sugjeruara nga Bashkia e Tiranës, pasagjerët do të kenë një pagesë fillestare ku nuk do t'u matet koha, dhe kjo për dy kilometrat e parë është 250 lekë për taksitë dhe 400 lekë për furgonat. Më pas tarifat janë të ndara në tri zona, A, B dhe C, të cilat përcaktojnë distancat që duhet të përcaktojnë këto mjete. Zona A, përfshin distancën nga 5-7 km, ku 5 kilometra pas dy kilometrave të parë do të kenë tarifa 100 lekë për km, por ndërkohë do t'u merret parasysh edhe koha në të cilën përshkohet kjo distancë, ku do paguajnë 25 lek/min. Ndërsa, zona B përfshin distancat prej 10 kilometrave, pasi janë përshkruar 2+5 kilometrat e parë, dhe tarifa që do të paguajnë udhëtarët kur lëvizin me taksi për këtë distancë do të jetë 85 lek/km, plus kohën që do e kenë mjetin në dispozicion, me tarifën 21 lekë/min. Ndërkohë, në zonën C bëjnë pjesë zonat me distancë mbi 17 kilometra. Tarifa që do paguhet për taksitë 4+1, është 80 lek/km, plus 20 lekë/min koha se sa do të zgjasë udhëtimi. Ndërkohë që në fundjave, në festat zyrtare dhe gjatë natës, pasagjerët do të paguajnë tarifa më të larta se ditët e tjera. Ndërsa, për sa i përket pasagjerëve që udhëtojnë me furgona (8+1), distanca fillestare prej 2 kilometrave do të kushtojë 400 lekë. Më pas, distancat e tjera dhe për furgonat janë ndarë po në tri zona, ndërsa për bagazhet bashkia e ka lënë që palët ta vendosin në konsensus mes tyre. Gjithashtu, në këtë vendim është përcaktuar se ora e parë e pritjes është 1900 lekë, ndërkohë për orët e tjera palët duhet të vendosin mes tyre.
(s.g/BalkanWeb)